Hill: Dialogu i Brukselit nuk parasheh reciprocitet
Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se marrëveshja e Ohrit ishte shumë e rëndësishme.
Ai tha se ShBA-të kanë pasur një rol të jashtëzakonshëm në marrëveshjen e Ohrit, ku tha se palët duhet të pranojnë edhe gjëra të vështira.
Hill foli edhe për reciprocitetin, ku tha se dialogu i Brukselit nuk parasheh një gjë të tillë.
“E di se shumë njerëz në Preshevë mendojnë se është dashur të përfshihet edhe çështja e Preshevës në këtë marrëveshje. Këto çështje duhet të zgjidhen brenda Serbisë, me standardet që janë universale për të gjithë”.
“Procesi i dialogut është duke vazhduar që nga viti 2013. Mendoj se BE-ja e ka marrë një detyrë të vështirë dhe dialogu i Brukselit nuk parasheh reciprocitet”, është shprehur Hill në RTV Aldi.
Tutje, ai tha Kushtetuta e Serbisë thotë se komuniteti shqiptar duhet t’i ketë të gjitha të drejtat si të gjitha komunitetet tjera.
“Dialogu i Brukselit i cili kulmoi me Marrëveshjen e Ohrit ka të bëjë me adresimin e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe nëse kjo marrëveshje është e suksesshme, mendoj se kjo do t’i ndihmojë të gjithë rajonit që të krijojë rrethana të reja, ku kufijtë s’do t’i ndajnë njerëzit”, tha Hill./klank