Ambasadori Hill mban takimin lamtumirës me kryeministrin e Serbisë

13 janar 2025 | 15:50

Christopher Hill, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, ka mbajtur takim lamtumirës me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq,  raportojnë mediat serbe.

“Në një bisedë tejet miqësore, ata shkëmbyen mendime në lidhje me politikën ndërkombëtare dhe situatën në rajon. Ambasadori Hill e falënderoi kryeministrin për mbështetjen dhe mirëkuptiin gjatë kohës së shërbimit të tij në Beograd”.

“Hill vlerësoi se Serbia është në rrugë të drejtë dhe i uroi kryeministrit Vuçeviq që të vazhdojë punën e dedikueshme për zhvillimin e vendit dhe ruajtjen e paqes”, është thënë në një komunikatë për medie të Qeverisë së Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bernard Nikaj i…