Hill për gjykimin në Hagë: Të pandehurve t’u jepet mundësia të sqarohen
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill është pyetur rreth gjykimit të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Një prej pyetjeve konkrete që iu shtrua atij, ishte kjo: “Nëse dënohen, a është ky problem për NATO-n që ka bashkëpunuar me ta në vitet 90?”
Ambasadori Hill ka thënë se duhet të lejohet që gjykimi të vazhdojnë dhe të pandehurve t’u jepet mundësia që të sqarohen.
Megjithatë, ai ka thënë se nuk duhet të flitet për këtë temë aktualisht, pasi që gjykimi po vazhdon.
“Gjykata për krime lufte është themeluar shumë kohë më parë, edhe para asaj që ka ndodhur në Kosovë. Mendoj se është e rëndësishme të lejojmë që ato gjykime të vazhdojnë, të paraqesin prova, t’u jepet mundësia të pandehurve të sqarohen, do të shohim se çfarë thonë gjyqtarët në fund.
Nuk mendoj se është e rëndësishme të flasim për këtë tani sepse gjyqi është në vazhdim.” – tha ai në një intervistë për Euronews Serbia.