Hill: Shpresoj që çështja e Banjskës të shkojë në gjykatë dhe të ketë përgjegjësi për atë që ndodhi

13 qershor 2024 | 11:21

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) e kanë dënuar sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri ipPolicisë, Afrim Bunjaku.

Milan Radoiçiq është njeriu që është vetëdeklaruar si organizator i atij sulmi të grupit paramilitar serb. Ai është edhe në listën e zezë të ShBA-së, por vazhdon të jetë i lirë në Serbi.

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se shpreson që çështja e Banjskës të shkojë në gjykatë dhe të ketë “njëfarë përgjegjësie”.

“Mendimi ynë është se ky është një person që e ka pranuar se ka qenë shumë i përfshirë në ngjarjet në Banjskë. Sigurisht që nuk ka qenë një ditë që i ka ndihmuar interesat serbe dhe sigurisht që nuk i ka ndihmuar as marrëdhëniet amerikano-serbe. Megjithatë, shpresoj që kjo çështje të vijë në gjykatë dhe të ketë njëfarë përgjegjësie për atë që ka ndodhur”, ka thënë Hill në një intervistë për mediumin serb, “NIN”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Declan Rice beson se Anglia mund të shkruajë historinë dhe…