Hill: Të gjithë duhet ta dënojmë vrasjen e policit kosovar, po zhvillohen bisedime si të ecet tutje
26 shtator 2023
| 13:27
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë sot në Beograd se sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjska është një “ngjarje tragjike” dhe se po shqyrtohen hapat e mëtejshëm.
“Ne të gjithë duhet ta dënojmë vrasjen e një pjesëtari të Policisë së Kosovës dhe gjithmonë mbajmë zi për humbjen e jetëve, por duhet të vazhdojmë me procesin politik. Po zhvillohen procese për të inkurajuar dialogun”, ka thënë Hill në një debat publik.
Hill tha gjithashtu se procesi diplomatik duhet të forcohet në ditët dhe javët në vijim, shkruan Danas.
“Kjo situatë po trajtohet shumë seriozisht dhe po zhvillohen diskutime të shumta se çfarë hapash të mëtejshëm duhet të ndërmerren”, tha ai.