Hillary Clinton infektohet me Covid-19
Hillary Clinton njoftoi të martën se ka rezultuar pozitive pas testimit për Covid-19 dhe po përjeton simptoma të lehta.
“Kam rezultuar pozitive me Covid. Kam disa simptoma të lehta të ftohjes, por ndihem mirë”, tha 74-vjeçarja, ish-zonja e parë, dikur sekretare e shtetit amerikan.
“Unë jam më mirënjohëse se kurrë për mbrojtjen që vaksinat mund të ofrojnë kundër sëmundjeve të rënda. Ju lutemi vaksinohuni nëse nuk e keni bërë tashmë!”
Për ish-presidentin Bill Clinton tha se ka rezultuar negativ dhe ndihet mirë.
“Ai është në karantinë derisa familja jonë të jetë plotësisht e sigurt”, shtoi ajo në një postim në Twitter.
Hillary Clinton, kandidatja demokrate presidenciale e vitit 2016, është anëtarja e fundit e profilit të lartë e partisë që ka rezultuar pozitive me koronavirus në javët e fundit.