Hilli dhe Vuçiqi bisedojnë për Kosovën
11 janar 2024
| 12:41
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Beograd, Christopher Hill, kanë diskutuar të enjten për situatën në Kosovë, vazhdimin e dialogut me Prishtinën si dhe për pozicionin ndërkombëtar të Serbisë.
“Një bisedë e hapur me ambasadorin Christopher Hill për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike dhe ekonomike serbo-amerikane”, ka shkruar Vuçiqi në “Instagram”.
Sipas Vuçiqit është konfirmuar se Serbia është e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe ShBA-së.