Hilli: Duhet të bëhet më shumë për t’i normalizuar marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë

19 nëntor 2024 | 15:50

Ambasadori amerikan në Beograd,  Christopher Hill, ka thënë se duhet bërë shumë për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Hilli ka theksuar se është e rëndësishme të mbështetet dialogu i udhëhequr nga BE-ja.

“Është shumë e rëndësishme që ato procese të fillojnë dhe të krijohen kushte për normalizimin e marrëdhënieve. Por padyshim që ka shumë punë për të bërë. Kjo është diçka që është pjesë e kësaj administrate aktuale, por edhe asaj të radhës, sepse problemi nuk mund të zgjidhet menjëherë. Duhet të punohet shumë për të arritur statusin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Hill, raporton “Kosovo Online”.

Ambasadori amerikan në Serbi, ka theksuar se i dërguari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka bërë shumë propozime pozitive për tema të shumta, duke përfshirë edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Këto janë gjëra që ai i ka nisur që në fillim dhe duhet të zbatohen. Më vonë, nëse të gjithë bëjnë atë që sugjeroi Lajçak, do të jemi në një vend më të mirë. Natyrisht, kemi humbur kohë për arsye të shumta, por duhet t’i rikthehemi punës”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollistët e Kosovës kanë zhvilluar edhe stërvitjen e fundit në…