Hilli: Serbia ka filluar të paguajë ‘çmim të lartë’ për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë
25 janar 2023
| 13:23
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se të mërkurën Serbia tashmë po paguan “një çmim shumë të lartë” për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Hilli nuk ka bërë me dije se për çfarë bëhet fjalë konkretisht.
“Ne e kuptojmë se Serbia ka një marrëdhënie historike dhe përvojë me sanksionet, por ajo ka filluar të paguajë një çmim shumë të lartë për përmbajtjen e saj ndaj sanksioneve kundër Rusisë që u miratuan për të ndaluar sulmin brutal ndaj fqinjit të saj”, ka thënë Hilli para mediave në Serbi.
Kujtojmë se edhe një herë, Serbia ka refuzuar t’i vendosë sanksione Rusisë për luftën e paprovokuar në Ukrainë.
Kjo e bën Serbinë si të vetmin shtet kandidat për t’u anëtarësuar në BE, që nuk pranon të vendosë sanksione ndaj Rusisë.