Hilmi Haradinaj ty vdekja nuk të tretë por të fal përjetësinë
Jahja Lluka
Sot të përcjellëm në botën e amshimit, por vepra jote e madhe do jetojë sa të këtë frymë shqiptari.
Nga pragu i shtëpisë sate u rritën trima e dolën heroj, të cilët Ti si baba i frymëzove me urti e atdhedashuri, e atëherë kur kohrat e zeza na ranë mbi krye, vepra jote e madhe bani dritë.
Bota e kuptoi që kjo tokë kishte heroj, ata i kishin lexuar në libra për Herkulin, Akilin por ne kishim vërtetë Luanin dhe Shkelzenin, ndërsa ti si baba u mërzite por si shqiptar nuk u përule asnjëherë, qëndrove stoik, duke i dhënë forcë dhe shpresë një kombi që historia e kishte vra dhe therë barbarisht.
Por ishim me fat se në oda na u rritën bijtë dhe bijat, aty mësuan besën, aty mësuan kodet aty e kuptuan se çdo të thotë të frymosh shqip.
Hilmi fati yt i madh ishte se linde dhe rrite trima, frymëzim për brezat e që do kalojnë kohët e do vijnë të tjerë, pas, por vepra juaj u la me gjak për ta shënju përjetësinë që mposhtë kohët dhe vetë vdekjen.
Çdo shqiptarë u përkul sot para varrit tënd me respektin dhe nderin më të madh.
Aty kishin ardhë vëllzer e motra nga të gjitha trojet ku filtet shqipja, aty u bashkuan shqipojat nga gjithë kontinentet.
Historia më e re e Kosovës dhe kombit shqiptarë u mbështjellë me Lavdinë e familjes Haradinaj.
Vepra jote e madhe do shndërrit mbi epoka. Vdekja ty nuk të tretë por të fali përjetësinë.
Kombi ynë ka lind njerëz gjigandë burra e gra të pushkës e të penës, të urtisë dhe guximit.
Tiparet e tua të një shqiptari të madh të karakterizuan, në heshtjen tënde ishte mesazhi që ne si shqiptarë t’i mbrojmë vlerat tona dhe mos ta nëpërkëmbim sakrificën tonë e cila u vulos me lotë, plagë e gjak.
Në përjetësi u ndrit emri yt ashtu siç e ndritët shqiptarinë, ju dhe bijtë e pragut tënd.