Hilmi Shala emërohet drejtor i ri i Spitalit të Gjakovës
05 shtator 2023
| 20:46
Hilmi Shala është emëruar drejtor i ri i Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës.
Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të këtij spitali.
“Hilmi Shala ka punuar si profesor i lëndëve profesionale në Shkollën e Mjekësisë në Gjakovë. Shef i Farmacisë Qendrore të Spitalit. Udhëheqës i Divizionit të Farmacisë në Ministrinë e Shëndetësisë. Drejtor i Departamentit të Farmacisë në Fond të Sigurimeve Shëndetësore. U.D Drejtor Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Gjakovë Tetor 2019 – Dhjetor 2021”, thuhet në njoftim.
Kurse në këtë pozitë deri më tani ka qenë Jeton Zarari.