Himara voton sot për zgjedhjen e kryetarit të ri të Bashkisë

04 gusht 2024 | 08:36

Në bashkinë jugore janë rreth 23 mijë qytetarë me të drejtë vote, të cilët do të shprehin vullnetin e tyre nga ora 07:00 deri në 19:00.

Sakaq dy ditë më parë Komisioni Qendror Zgjedhor mundësoi mbërritjen e materialeve zgjedhore.

Po ashtu, Policia e Shtetit ka marrë masa për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor për të zgjedhur kryetarin e Bashkisë Himarë.

Këto zgjedhje vijnë pas arrestimit të Fredi Belerit, e më pas edhe të kryetarit të detyrë Jorgo Goro.

Votimi do të kryhet nëpërmjet identifikimit elektronik të zgjedhësve, ndaj për këtë proces janë dërguar edhe pajisjet përkatëse me kamerat monitoruese. /rtsh

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa Benjamin Netanyahu feston fitoret e mëdha kundër Hamasit dhe…