HIMNI I LIRISË
24 qershor 2019
| 18:03
IVAN GUNDULIĆ
O e bukura, e dashura, e ëmbla liri,
më e shenjta dhuratë që Tynëzot na fali,
burimi i së vërtetës dhe njerëzores lavdi,
e vetmja stoli e kësaj Dubrave
as gjithë argjendi, ari e jetët njerëzore,
s’vlejnë sa bukuria jote me pastërti hyjnore!
(Përktheu Salajdin Salihu.
Marrë nga numri i pestë i revistës “Akademia”)