Hipokrizia e pushtetit: Deputetët e VV-së injorojnë qëllimisht dënimin e sulmit në veri nga opozita

30 nëntor 2024 | 22:23

Tri partitë opozitare e kanë dënuar ashpër shpërthimin e mbrëmshme në kanalin ujor në Ibër Lepenc. PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja jo vetëm që e kanë dënuar aktin terrorist, por edhe kanë kërkuar nga organet e rendit që të zbardhet sa më parë ky rast.

Megjithatë pushteti në mënyrë të qëllimshme nuk dëshiron t`i shoh këto reagime të opozitës.

Deputetët të partisë në pushtet vazhdojnë të trumbetojnë se opozita nuk po e dënon sulmin e mbrëmshëm.

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, familjarët e secilës kanë marrë grante prej Ministrisë së Bujqësisë nga 100 mijë euro, ka thënë se opozita po heziton ta dënoi sulmin.

Zyrtarëve të BE-së u bënin thirrje që të mos i heqin masat ndëshkuese Kosovës nga frika se mos rritet mbështetja për Albin Kurtin. Tani, kur infrastruktura kritike u sulmua nga terroristë të financuar e mbështetur nga Serbia, ata sërish po hezitojnë të dënojnë këto akte terroriste, nga frika se mos po duket mirë Albin Kurti. Për ta siguria e shtetit dhe qytetarëve nuk paraqet prioritet”, ka shkryar Pacolli në profilin e saj në “Facebook”.

Të njëjtën logjikë e ka ndjekur edhe deputeti tjetër i VV-së, Mefail Bajqonovci.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se opozita është pa kurriz.

Mos t’a dënojshin sulmin ambasada amerikane dhe disa ambasada tjera, partitë ose do të heshtnin ose do ta kritikonin qeverinë. Opozitë pa kurriz. Pa qëndrime. Opozitë me satelita”, ka shkruar Bajqinovci.

Reagimet e opozitës

Kritikat e pushteti kanë ardhur pavarësisht reagimet të opozitës. Deri me tani tri subjektet politike opozitare e kanë dënuar ashpër sulmin e mbrëmshëm.

Partia Demokratike e Kosovës dënon ashpër sulmin terrorist që ka dëmtuar kanalin e Ibër Lepencit, gjë që ka shkaktuar pasoja të rënda për furnizimin me ujë të qytetarëve në rajonin e Mitrovicës, rajonin e Prishtinës dhe më gjërë. Ky sulm ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës, pas dy sulmeve të tjera me granata ndaj institucioneve komunale në Zveçan gjatë ditëve të fundit, tregon për një sulm të organizuar ndaj Kosovës dhe kërkon angazhimin maksimal të të gjitha institucioneve shtetërore. Sot për sot, prioriteti kryesor është kthimi i normalitetit për qytetarë. Riparimi i të gjitha dëmeve, rikthimi i furnizimit me ujë dhe sigurimi i të gjithë infrastrukturës kritike kudo në Kosovë, ashtu që akte të tilla të mos ndodhin më”, është thënë në reagimin e PDK-së.

Partia më e madhe opozitare i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dënojë rëndë këto veprime.

Ky sulm kërkon hetim, zbulim dhe dënim maksimal të të gjithë të përfshirëve në të. Kërkon mobilizim të të gjitha organeve të sigurisë dhe të drejtësisë të vendit tonë, që krahas sigurimit të infrastrukturës kritike, të zbardhin sa më parë rastin dhe t’u japin përgjigje pyetjeve të shumta të cilat sot shqetësojnë secilin qytetar të vendit tonë. Qytetarët sot kanë nevojë për transaprencë, informim dhe llogaridhënie. Me këtë rast, ushtrojë presion ndaj Serbisë dhe të ndihmojë në zbulimin e këtij akti që cënon sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm të Kosovës, por të mbarë Ballkanit Perëndimor”, ka vlerësuar PDK-së.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dënuar ashpër sulmin në kanalin ujor.

Lidhja Demokratike e Kosovës dënon fuqishëm sulmet në veri të vendit. Këto akte terroriste janë të papranueshme dhe përbëjnë kërcënim serioz për sigurinë, stabilitetin dhe demokracinë në vendin tonë. U bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë që të ndërmarrin masa urgjente për të identifikuar dhe sjellë para drejtësisë përgjegjësit e këtyre veprimeve kriminale. Po ashtu, kërkojmë një koordinim të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë për të garantuar që këto sulme të mos përsëriten dhe të ruhet rendi dhe qetësia publike në Republikën e Kosovës”, është thënë në reagimin e LDK-së, duke përkrahur institucionet e sigurisë.

“LDK-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur sigurinë dhe stabilitetin e qytetarëve tanë dhe qëndron fuqishëm përkrah institucioneve shtetërore të sigurisë dhe partnerëve ndërkombëtarë për të mbrojtur integritetin dhe rendin në vend”, është thënë në reagimin e LDK-së.

Edhe lideri i AAK-së ka dalë në mbrojtje të institucioneve të sigurisë.

I vlerësoj lartë institucionet e Sigurisë dhe emergjencave për reagimin e shpejtë e të vendosur në vendosjen nën kontroll të situatës në veri të vendit. Përgjegjesit duhet ta marrin përgjigjen e merituar. Qëndrojmë afër dhe të vendosur si kurrë më parë në mbështetje të Policisë, AKI-së, Zjarrfikësve dhe tërë asaj armate të emergjencave që po e bëjnë këtë punë. Sulmi i mbrëmshëm me përmasa terroriste ndaj infrastrukturës së ujit në veri, shënon aktin më barbar kundër Kosovës në krejt periudhën e pasluftës dhe është sulm i drejtpërdrejtë ndaj popullit të Kosovës. Ai për cak ka pasur nxjerrjen jashtë funksionit të dy segmenteve jetike, furnizimin me ujë dhe energji, me qëllim shkaktimin e një krize me përmasa të paparashikueshme. Skenarë të tillë sot shohim veç në agresionin rus ndaj Ukrainës”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka kërkuar ndjekjen e përgjegjësve të këtij sulmi.

Prandaj sot, përpos dënimit me forcë ndaj këtij sulmi terrorist, gjithë energjitë tona duhet të fokusohen në zbulimin dhe kapjen e kriminelëve dhe në zbardhjen e skenarëve për destabilizimin e Kosovës. Për këtë qëllim e kemi të domosdoshme edhe ndihmën e partnerëve strategjikë të sigurisë, apo një hetim ndërkombëtar. Situata e krijuar është shumë më serioze se një luftë hibride, apo propagande kundër opozitës, medias e analistëve, siç po provon ta devijojë Kryeministri. Sulmet me përmasa agresioni kundër vendit tënd, nuk janë kalkulator për vota. Në mbrojtje të Kosovës, me çdo çmim!”, ka shkruar Haradinaj. /Nacioanle

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në emisionin Kojshia Show, vazhdojnë befasitë me mysafirët interesantë dhe…