Hipokrizia mashtruese e pushtetarëve

09 maj 2023 | 09:04

Shkruan: Hisen Berisha

Deklarimet e strukturuara me përmbajtje identike sikur persona me sindrom “psychologya fantastica” është gjuha e taktika naive e mashtruesve të pushtetit.

Kjo qeveri e ka ditur se ekziston ky ekip shkrues i draft statutit për “Zajednicën”.

Ky ekip shkrues i draft statutit është caktuar nga qeveria e Kosovës. Për saktësi, jo si drejtim të gishtit të fajësisë, ekipi është krijuar nga qeveria Hoti, si detyrim nga marrëveshjet ndërkombëtare, që kanë kaluar ratifikimin parlamentar, ashtu siç edhe LIGJI NR. 04/L-199 për ratifikimin e marrëveshjes së parë ndërkombëtare të parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve mes republikës së Kosovës dhe republikës së Serbisë. gazeta zyrtare e republikës së Kosovës / nr. 38 / 17 shtator 2013, Prishtinë.

Miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në mbështetje të neneve 18 dhe 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Prandaj  për të gjitha këto zhvillime ligjor dhe ekipin, ishte në dijeni edhe kjo qeveri.

Sepse, tashmë kishte një ligj të ratifikimit të marrëveshjes për asociacionin, statutin dhe ekipin që do ta shkruaj.

Nga kjo dihet se Kurti e ka ditur që ky ekip shkrues i draft-statutit është caktuar nga qeveria e Kosovës në vitin 2020, dhe Albin Kurti e mori pushtetin me 22 Mars 2021.

Atëherë pse nuk e shkarkoj këtë  grup menaxhues pasi që ishte emërim politik i ish regjimit?

Se ekipi është i përbërë vetëm nga serb, e ka ditur edhe kjo qeveri.

Se ky ekip ka shkruar draft statutin e Asociacionit, e ka ditur kjo qeveri.

Nëse “se ka ditur” ia kemi kujtuar në foltoren e Kuvendit.

Kjo qeveri dhe vet Kurti, e ka ditur se ky ekip do ta sjellë draft statutin, në emër të qeverisë aktuale të Kosovës.

Ky ekip shkrues, ka qenë me detyrë të afatizuar, pra deri sa ta shkruaj e dorëzoj draft statutin në Bruksel.

Më 2 maj, e dorëzoi në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, pra në emër edhe të qeverisë Kurti dhe ne atë moment, e ka përfunduar misionin. Prandaj edhe shuhet si ekip.

Shkarkimi i tyre me vendim të Ministrit të linjës së qeverisë Kurti, është akti formal që duhej bërë meqë është emëruar formalisht me të njëjtën procedurë.

Pompoziteti me retorikën mashtruese, se ekipi u shkarkua për shkak të përmbajtjes së draftit është mashtrim hipokritësh.  Jo, është vonë tashmë të bëhet shkarkimi.

 

Është dashur të ndodh para se ta bëhet marrëveshja e zotimeve sipas planit franko – gjerman, të 27 shkurtit, dhe aneksit për zbatim të 18 marsit 2023.

Por, pse nuk e shkarkoj këtë grup menaxhues Albin Kurti kur e mori pushtetin politik, edhe pse ishte në dijeni me të marr pushtetin në qeverinë 52 ditëshe të koalicionit qeverisës LV/LDK?

Në Bruksel, tashmë u dorëzua drafti i statutit të “Zajednicës” autonome në veri.

Me marrëveshjen e viti 2015, edhe vetë marrëveshja edhe Statuti i asociacionit, duhet ti nënshtrohen filtrit kushtetues të Gjykatës Kushtetuese.

Me marrëveshjen e Brukselit të 27 shkurtit 2023, e drejta e interpretimit të detyrimeve të dakorduara që dalin nga plani dhe aneksi, i takon BE përkatësish sllovakut Lajçak ashtu si edhe roli i arbitrit në zbatimin e tyre.

Kosova nuk e ka mundësinë të interpretoj as refuzoj këto detyrime.

Ekipi shkrues, me theks kryesuesja kur është caktuar, nuk ka qenë pjesë e parlamentit të Serbisë.

Të propozohet për ketë përgjegjësi, ka qenë e drejtë e strukturave serbe.

Angazhimi në institucionet e Serbisë ka qenë shkas i mjaftueshëm kushtetues, që të shkarkohet nga kjo përgjegjësi, (Jo se kjo do ta kishte ndryshuar situatën sa i përket përmbajtjes që pretendon Beogradi me Statutin e “Zajednicës” sepse cili do serb të caktohet sa do i moderuar, të njëjtin mendim ka për çështjen).

Kjo qeveri e ka ditur ketë fakt dhe nuk ka ndërmarrë asgjë ta shkarkoj.

Mosveprimi i Albinit në rrethanat e reja kur shefja e grupit menaxhues është bërë anëtare e parlamentin të Serbisë tregon se Albini ka qenë vetë projektuesi i ardhjes së kësaj gjendjeje.

Kjo mjegull që po mundohen ta shesin si patriotizëm në stilin e tyre patetik, se gjoja po e shkarkojmë ekipin, i cili veç e ka kryer misionin, është retorikë mashtrimi, për ta fshehur me vetëdije tradhtinë që po i bëjnë vendit.

Ky kryeministër e di mirë se me ligj të miratuar në Kuvend, ky nuk autorizohet ta shkruaj statutin.

Kjo situatë me statutin dhe pakon e marrëveshjeve të vitit 2013 s’do të përbënte rrezik për interesin e vendit, sikur të mos ia kishin hequr mundësinë Kosovës ta bëj interpretimin e  obligimeve që dalin për Kosovën nga marrëveshja e 27 shkurtit 2023.

Por, këta me veprimet e tyre po tregojnë se ishin dhe janë të gatshëm, që për të ardhur e qëndruar në pushtet të shkelin mbi interesat e popullit e shtetit.

Tani janë ngritur të gjithë që nga presidentja, kryeqeveritari e kryekuvendari, të lajnë “m me sh”, duke përdorur gjuhë patriotike kundër gjendjes që vet e lejuan, sa për ti bërë konfuz qytetaret, edhe pse e dinë se marrëveshjet ndërkombëtare nuk kthehen. Siç që rasti me demarkacionin me Malin e zi.

Këta tani kanë obligim që deri sa marrëveshjet e dakorduara të flenë ligjërisht, me Beogradin e Vuçiqin të krijojnë një frymë konflikti në tentativë, më tone kërcënuese në Veri të Kosovës.

Kjo është adresa e shpërfaqjes së patriotizmit si shkollë e njëjtë e Vuçiqit e Vetonit, përkatësisht Albinit.

Pra streha e fundit për çetnikun fashist Vuçiq dhe kuislingun Kurti, është patriotizmi në një krizë të mundshme në Veri të Kosovës. Kjo edhe është “fija e barit” që mund ti mbaj në skenë, deri sa popujt e dy vendeve ta lexojnë mashtrimin e Vuçiqit dhe mashtrimin e tradhtinë e  Kurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Agron Islami Jo të gjithë, por një pjesë e…