Hipperi para takimit në Bruksel: Dialogu, çelësi për anëtarësim në BE

10 dhjetor 2024 | 14:03

Bashkimi Evropian (BE) ka paralajmëruar Kosovën dhe Serbinë se dialogu është rruga e vetme për të dyja palët që aspirojnë anëtarësimin në BE.

Zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper, ka thënë se presin zbatim të të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

“Bashkimi Evropian dhe Shtetet Anëtare të tij presin që palët të zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e kaluara. Rruga drejt Bashkimit Evropian për të dyja palët kalon përmes dialogut të lehtësuar nga BE”, ka thënë ajo për “RTV21”.

Hipper ka konfirmuar se takimi i radhës midis kryenegociatorëve do të mbahet më 17 dhjetor dhe se për këtë takim, siç ka thënë se palët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Sipas saj, në këtë takim përveç tjerash do të diskutohet edhe zbatimi i marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi.

“Takimi i radhës i kryenegociatorëve do të zhvillohet më 17 dhjetor, palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe do të shqyrtojnë një sërë çështjesh, duke përfshirë zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, ka thënë Hipper.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit mirëpret finalet e kampionatit europian të 17-veçarëve…