“Hiqe xhaketën të shohim…”Beniada dhe Einxhel bëjnë “twerk” para djemve

11 nëntor 2021 | 14:58

BB VIP – Gjatë spektaklit të së martës të “Big Brother VIP”, Beniada zgjodhi Einxhelin si aleate për të vazhduar lojën në çift. Që ditën e djeshme ka nisur loja, ku disa gjëra janë të detyruara t’i bëjnë bashkë.

Një ndër provat javore këtë herë në shtëpinë e BB VIP është që banorët e ndarë në çifte të kërcejnë me partnerin e tyre në çdo moment që vëllai i madh do të vendosë në sfond një këngën e tyre.

Ata e kuptojnë menjëherë se kur është momenti që të performojnë, sepse secili çift ka një këngë të caktuar me të cilën duhet të kërcejë. Mbrëmjen e djeshme, teksa të gjithë po shijonin një darkë surprizë në oborrin e shtëpisë, Beniada dhe Einxhel dëgjuan këngën e tyre në sfond dhe nisën menjëherë të kërcenin.

Djemtë ishin kthyer të gjithë për të parë dy vajzat, sepse kënga ishte e tillë që ato duhet të bënin “twerk”. Kur u çuan nga tavolina, Donaldi i tha Einxhelit të hiqte xhaketën që kishte veshur, duke nënkuptuar se ajo nuk i lejonte çunat t’i shihnin të pasmet.

Pjesë nga biseda:

Semi: U plotësua ëndrra, hajde çuna.

Donaldi: Hiqe atë xhupin e mësueses që ke Enxh, si zysh.

Semi: Të shohim çik byçën.

Donaldi: Po ça byçe ka ajo.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është domosdoshmëri dhe…