
Hiqen kontrollet kufitare për bashkatdhetarët
06 korrik 2018
| 12:39
Kuvendi ka miratuar rezolutën e propozuar nga Partia Socialdemokrate për heqjen e kontrolleve kufitare për bashkatdhetarët.
Kjo rezolutë e cila është propozuar nga deputeti i PSD-së, Faton Topalli parasheh heqjen e procedurave të rregullta nga 15 korriku deri më 15 shtator të këtij viti.
Zbatimi i kësaj rezolute pritet të lehtësojë dukshëm qarkullimin e bashkatdhetarëve dhe do t’i japë fund pështjellimeve procedurale nëpër pikat kufitare.