
Hiqen kontrollet në të gjitha pikat kufitare me Kosovën përveç pikës kufitare të Qafë Morinës
Sezoni turistik ka rritur ndjeshëm fluksin e hyrjeve dhe daljeve edhe përmes pikës kufitare të Qafë Morinës në Tropojë.
Pjesa më e madhe e kalimeve në këtë pikë kufiri regjistrohet nga turistët vendas e të huaj, me destinacion Luginën e Valbonës, por edhe lumin e Shalës.
Qytetarët e Kosovës, përbejnë edhe numrin më të lartë për shkak të afërsisë gjeografike.
Por ndryshe nga pika kufitare e Morinit, në të cilën për një periudhë nëntë mujore aplikohet kalimi i kufirit pa kontrolle, siç është përcaktuar në marrëveshjen e përbashkët ndërqeveritare Shqipëri Kosovë, në pikën kufitare të Qafë Morinës nuk aplikohet një regjim i tillë, e sipas qytetarëve që kalojnë përmes saj, nuk duhej të kishte dy standarde në pikat kufitare Shqipëri-Kosovë.
Por, ministri I Punëve të Brendëshme të Kosovës, Xhelal Sveçla bën të ditur se shumë shpejtë i njëjti regjim për qytetarët e dy vendeve do të aplikohet edhe në pikat zyrtare të kalimit kufitar Shqipëri-Kosovë duke njoftuar se të mërkurën e kësaj jave nis implementimi I kalimit të lehtësuar të banorëve të zonave kufitare të dy shteteve në zonën kufitare 30 km.
I njëjti regjim kontrollesh aplikohet edhe në Qafe Prushi të Hasit, Shishtavec të Kukësit etj.
Në 24 orët e fundit, në piken kufitare të Qafë Morinës, kanë hyrë rreth 3000 shtetas nga të cilët 1600 shtetas shqiptarë dhe 1400 të huaj.