Hiqen kufizimet, në Teksas çdokush mund të pajiset me armë
25 maj 2021
| 22:41
Në Teksas është aprovuar një projekt-ligj që u lejon njerëzve të mbajnë armë edhe pa leje. Deri më tani ligji thoshte se për të pasur atmë duhet licensë, trajnime dhe kontrolle.
Por, senati teksasian i drejtuar nga republikanët ka votuar për heqjen e kufizimeve, pavarësisht paralajmërimeve nga grupet e kontrollit të armëve që masat mund të vënë në rrezik jetën.
Masa e re do të lejonte cilindo nga mosha 21 vjeçare ose më shumë të mbante një pistoletë nëse nuk kanë dënime të kaluara penale ose kufizime ligjore mbi to, raporton bbc.
Mbështetësit thonë se masat e reja do të lejojnë Teksasit të mbrohen më mirë në publik. Projekt-ligji i është dërguar Guvernatorit Greg Abbott, i cili ka thënë se do ta nënshkruajë atë në ligj.