Hiqen vizat në mes të Shqipërisë dhe Kinës
28 dhjetor 2022
| 11:16
Shqipëria dhe Kina kanë vendosur për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e të dyja vendeve.
Vendimi është miratuar në parim nga Këshilli i Ministrave, si propozim i Ministrisë për Punët e Jashtme.
Pas këtij vendimi, qytetarët e Shqipërisë dhe Kinës do të mund të lëvizin lirshëm në çdo periudhë të vitit, pa pasur nevojën e një vize.
Edhe pse Shqipëria ka qëndruar larg investimeve kineze, marrëdhëniet politike mes dy shteteve kanë ruajtur ecuri pozitive.