
Hiqet bllokada e shkaktuar nga Ligji për pronën publike
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DhTIK) ka njoftuar kompanitë anëtare se pas një pune të gjatë, është arritur që të hiqet bllokada e shkaktuar nga hyrja në fuqi e Ligjit për Pronën Publike, nga i cili kanë humbur shumë, numër i madh i bizneseve.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka theksuar se për më tepër i njëjti ligj ka pamundësuar edhe realizim të investimeve në disa sektorë, përfshirë edhe në atë të energjisë së pastër, për të cilën vendi ka shumë nevojë.
“Ne kemi dhënë komentet tona në grupin punues për tri rregulloret që do të mundësonin nisjen e punës së Zyrës për Administrimin e Pronës Publike në Zyrën e Kryeministrit. Rregulloret janë publikuar në Gazetën Zyrtare, që shënon zyrtarisht nisjen e punës së kësaj zyre”, ka njoftuar DhTIK.
DhTIK është në pritje të aranzhimit të një takimi me drejtuesit e zyrës së lartpërmendur dhe se do të vazhdoj angazhimin e saj në zgjidhjen e problemeve të bizneseve anëtare.