Hiqet lista e pritjes për CT në mushkëri në QKUK

26 mars 2019 | 09:04

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se pas një kohe të gjatë, me aktivizimin e shërbimeve para dhe pasdite, është hequr edhe lista e pritjes për CT në mushkëri, në QKUK. 

“Me këtë marrin fund pritjet e qytetarëve deri në dy muaj për një tomografi që t’i diagnostikojnë shkaqet e shqetësimeve të tyre. Kjo do të shkurtojë edhe kohën e qëndrimit të pacientit në spital dhe do t’i mbrojë ata nga shpenzimet e larta financiare”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” ministri Ismaili.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhen 12 vjet kur ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, dërgoi…