Hiqet nga rendi i ditës raportimi për Kosovën në Këshillin e Sigurimit
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, ka uruar kosovarët për heqjen e raportimit të UNMIK-ut nga agjenda e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ajo e ka theksuar se ky hap i rëndësishëm u bë nën udhëheqjen e Britanisë së Madhe. Ndërsa nuk harroi t’i falenderojë edhe miqtë tjerë të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Më poshtë mund ta gjeni shkrimin e plotë që Ambasadorja Çitaku e ka postuar në faqen e saj zyrtare në “Facebook”:
“Agjenda e muajit gusht e Keshllit të Sigurimit nën udheheqjen e Britanisë.
Raportimi i UNMIK-ut është hequr nga agjenda me c’rast është thyer rregulli i raportimit të rregullt tre mujor për Kosovën.
Shumë falenderime për qëndrueshmërinë dhe principilitetin e Amb. Karen Pierce dhe gjithë diplomacinë Britanike së bashku me Amb. Nikki Haley, Misionet mike të SHBA, Amb. Delattre të Francës dhë të gjithë të tjerëve.
Kjo paraqet një hap shumë të rëndësishëm në raport me Kosovën dhe mundesinë e ndryshimeve pozitive në UN.
Është një fitore e madhe për të cilën kemi punuar se bashku shumë kohë.
Urime!”