Hiqet nga rendi i ditës vendimi i ndarjeve prej 300 eurove për personelin shëndetësor

22 korrik 2020 | 13:55

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka hequr nga rendi i ditës pikën për aprovimin e shtesave mujore për personelin shëndetësor për angazhim shtesë për muajin korrik dhe gusht të vitit 2020, të cilët janë të ekspozuar ndaj virusit Covid-19.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami tha se, është tepër vonë që të merren këto shtesa.

Sipas saj, muajin tjetër, këto shtesa do të merren në mënyrë retroaktive. “Kërkoj mirëkuptimin e juaj, kërkojmë që ta tërheqim nga rendi i ditës që kanë të bëjnë për shtesat që kanë të bëjnë për 300 euro për stafin e shëndetësisë. Na nevojiten konsultime shtesë me Ministrinë e Shëndetësisë. Edhe ashtu këtë muaj është vonë që të merren këto shtesa, por ne zotohemi muajin tjetër shtesat të paguhen retroaktivisht”, ka deklaruar Bajrami.

Po ashtu, Qeveria është duke shqyrtuar edhe Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike nga Covid-19.

(A.M / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i OVLUÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar në lidhje me…