Hiqet taksa në Rrugën e Kombit, përfiton kjo kategori
Koncesionari i ‘Rrugës së Kombit’ ka bërë me dije se është hequr taksa e rrugës për të gjithë personat invalidë të cilët e kanë automjetin të regjistruar në emrin e tyre.
Burimet gjithashtu konfirmojnë për “Fax” se taksa për këtë kategori personash është hequr që ditën e djeshme dhe nuk dihet ende sa do të zgjasë.
Ndërkohë gjithmonë sipas burimeve ky vendim erdhi menjëherë pas ankesave të shumta të qytetarëve.
Tarifa prej 5 euro për çdo kalim, për veturat e vogla dhe 10 euro për autobusët dhe kamionët, ka filluar të zbatohet që prej 15 prillit të vitit të kaluar.
Vendimi për taksimin e ‘Rrugës së Kombit’ me pretekstin për mirëmbajtjen e saj nuk është pritur aspak mirë nga banorët e zonës por dhe nga qytetarë të cilët për disa ditë kanë zhvilluar protesta të dhunshme dhe përplasje e policinë.