Hiri i fizikanit Stephen Hawking varroset në Londër
Hiri i fizikanit britanik, Stephen Hawking është varrosur afër shkencëtarëve më të famshëm britanikë, në një ceremoni me rreth 1,000 persona në Londër.
Mbetjet e Hawking, që ka vdekur në muajin mars në moshën 76 vjeçare nga një formë të rrallë e sëmundjes së qelizave nervore, janë vendosur afër varrit të Charles Darwin dhe atij të Isaac Newton.
Fizikani ka kaluar jetën e tij në karrocë duke studiuar origjinën e universit derisa për të folur ka përdorur sintetizues të zërit.
Një ceremoni private e funeralit të tij është mbajtur në Kembrixh në muajin mars, përcjell “Telegrafi”.
Të gjesh provën e ekzistencës së universeve të tjera.
Kjo ishte sfida e fundit e lëshuar nga fizikani Stephen Hawking, që pak ditë para se të vdiste i kishte dorëzuar një studim të ri një reviste të rëndësishme shkencore në të cilën hedh bazat matematike të kësaj sipërmarrjeje bashkë me Thomas Hertog, fizikan në Universitetin Katolik të Luvenit në Belgjikë. “Ky ishte Stephen. Të shkosh me guxim atje ku Star Trek nuk guxoi. Është nominuar shpesh herë për çmimin Nobel dhe duhej ta kishte fituar. Tani nuk mundet më (çmimi nuk i jepet një personi që ka vdekur)”, tregon Hertog.
Punimi i fundit i Hawkingut titullohet “A Smooth Exit from Eternal Inflation?”, që bazohet në modelin e ashtuquajtur “inflacioni i përjetshëm”, që përkon me teorinë e shumë universeve.