Hisen Berisha, 67: Gjakova në këmbë, mesazh për fitoren e PDK-së
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 67, Hisen Berisha, ka shkruar për tubimin e PDK-së në Gjakovë.
“Gjakova dëshmoi edhe një herë se mbetet bastion i vendosmërisë dhe i vizionit për të ardhmen. Në një tubim madhështor elektoral, qytetarët na e dhanë mesazhin e qartë, mbështetjen e tyre të palëkundur për ndryshimin, për zhvillimin dhe për një qeverisje që i shërben popullit, e jo interesave të ngushta”, ka shkruar Berisha.
Ai ka theksuar se atmosfera ishte festive, nga njerëz të vendosur për të garantuar fitoren.
“Entuziazmi dhe energjia e këtij tubimi treguan se Gjakova nuk është vetëm një qytet historik i vlerave nacionale, por edhe një qytet që kërkon drejtësi, zhvillim dhe përfaqësim të denjë”.
“Kjo përkrahje masive është përgjigja më e mirë ndaj atyre që mendojnë se mund ta manipulojnë vullnetin e qytetarëve.
Gjakova sot foli fuqishëm dhe zëri i saj do të ketë impakt në çdo skaj të Kosovës.
Ky tubim nuk ishte thjesht një angazhim politik, por një betim për të ardhmen, një shprehje e qartë se njerëzit nuk pranojnë më stagnimin, korrupsionin dhe mashtrimin”, ka shkruar Berisha.