Hisen Berisha #67 kërkon mbështetjen e qytetarëve për një Kosovë më të mirë (video)
08 shkurt 2025
| 09:53
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 67, Hisen Berisha, ka realizuar disa video në qytete të ndryshme të vendit, ku kërkon mbështetjen e qytetarëve të Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Si një ish komandant i UÇK-së, ai kërkon përkrahje edhe nga bashkëluftëtarët e tij.
Hisen Berisha thotë se ka qenë e pamundur që të takojë secilin qytetar dhe ka zgjedhur këtë formë komunikimi për të kërkuar votën për PDK-në dhe për vetën si kandidat për deputet me numër 67.
“Kosova shtet i pavarur dhe sovran do të jetë ligji i ecjes sime në politikën institucionale”, ka thënë Hisen Berisha.