Hisen Berisha, 67, thotë se Gjakova i tha ‘Po’ fitores së PDK-së
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 67, Hisen Berisha, ka qenë mbrëmë pjesë e tubimit të organizuar nga nëndega e tretë e PDK-së në Gjakovë “Bllokut të Ri”.
Ai ka thënë se sot, Gjakova e traditës, kulturës, zhvillimit, patriotizmit dhe sakrificës i dha mbështetje të fuqishme programit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe listës së fitimtarëve.
“Ashtu siç dikur i bashkuam pushkët për lirinë e Kosovës, sot i bashkojmë votat për ta shpëtuar Kosovën! Ne besuam në idealin e lirisë – dhe fituam luftën! Ne besuam në idealet e PDK-së – dhe fituam pavarësinë! Sot, është koha të besojmë në programin e PDK-së dhe ta rikthejmë fuqishëm në qeverisje! Ky organizim madhështor u mbajt nga nëndega e tretë e PDK Gjakovë e “Bllokut të Ri”, një dëshmi e qartë se Gjakova është dhe do të mbetet bastion i PDK-së! Kosova duhet të vazhdojë aty ku u ndal me ndaljen e PDK-së. Më 9 shkurt, të gjithë bashkë për fitoren e madhe, për të ardhmen e sigurt të Kosovës!”, ka thënë Berisha.