Hisen Berisha bën homazhe në përvjetorin e masakrës së Reçakut
Kandidati i PDK-së për deputet, Hisen Berisha, ka bërë sot homazh në përvjetorin e masakrës së Reçakut.
Ai ka thënë se masakra e Reçakut, më 15 janar 1999, mbetet një nga krimet më të tmerrshme kundër njerëzimit në historinë e Kosovës.
“45 shqiptarë të pafajshëm, burra të paarmatosur, u ekzekutuan mizorisht nga forcat serbe. Ky akt barbarie, i dënuar botërisht nga ambasadori William Walker, shënoi kthesën vendimtare që zgjoi ndërgjegjen e botës dhe përshpejtoi ndërhyrjen e NATO-s, duke i dhënë vulën ndërkombëtare çlirimit të Kosovës. Reçaku nuk është vetëm një plagë e dhimbshme, por simbol i sakrificës dhe drejtësisë së munguar. Kujtimi i martirëve të tij na obligon përherë: për të mos harruar, për të kërkuar drejtësi dhe për të ndërtuar një të ardhme të denjë për sakrificën e tyre. Lavdi martirëve të Reçakut! Lavdi të rënëve për liri!”, ka shkruar në rrjetin social në “Facebook” Berisha.