Hisen Berisha: Do ta padis Dick Martyn për raportin e gënjeshtërt ndaj UÇK-së
Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Hisen Berisha, ka thënë se do ta padisë Dick Martyn për “raportin e tij të gënjeshtërt për luftën e UÇK-së”.
Ai tha se këtë do ta bëjë bashkë me një avokat të Amerikës për raportin që ishte bazë për krijimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, njofton Klan Kosova.
“Personat që i kanë bërë dëmin më të madh Kosovës në vitet e 90-ta dhe pas luftës janë dy: I pari është Sllobodan Millosheviqi dhe regjimi i tij që ka bërë krimet dhe luftës, dhimbja e secilës nuk na hiqet edhe 20 vjet pas dhe i dytë është Dick Marty që i ka bërë dëmin më të madh Kosovës në procesin e funksionalizmit të vet dhe në përmbylljen e mozaikut të shtetndërtimit dhe raporti i tij që ka marrë përkrahjen në Parlamentin Europian”.
“Ky raport që përmban të dhëna që nëse i shohim nga një kënd profesional mjekësor është qesharake dhe të turpshme dhe që e ka shkatërruar imazhin e Kosovës”
“Në bashkëpunim me një avokat në Amerikë do të ngrejmë padi kundër Dick Martyn për raporti e gënjeshtërt kundër Kosovës. Ai nuk ka imunitet të ngrejë padi të rrejshme”.
Berisha në Info Magazine tha se lufta e UÇK-së është e pastër dhe se ka ndonjë që ka shkelur normat e luftës duhet të vihet para drejtësisë.
“Në luftë mund të ketë tejkalim autorizimesh. Frikacakët në luftë zakonisht krijojnë pamje ekstravagante në veten e tyre me shminka dhe shamia. Ata e krijojnë një imazh që s’mund të jetë në realitet, ai nga paniku mund ta dëmtojë edhe kufomën. Ata që kanë qenë luftëtarë i kanë vra dhe kufomat i kanë trajtuar me dinjitet”.
“Unë vetë i kam varrosur luftëtarët serbë të vrarë. I kemi varrosur i kemi marrë dokumentet e tyre dhe i kemi dorëzuar kufomat. I kemi trajtuar me dinjitet. UÇK-ja nuk ka pasë as fuqi për të bërë krime”./Klan Kosova