Hisen Berisha: Donika Gërvalla ka bashkëpunuar me prokurorin e Serbisë kundër UÇK-së
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka kritikuar ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, duke e akuzuar për mungesë të integritetit personal dhe për veprime që, sipas tij, kanë dëmtuar Kosovën.
Berisha e cilësoi Gërvallën si një person të padenjë për të qenë në institucionet e Kosovës dhe përmendi deklaratat e saj të mëparshme në të cilat ajo kishte thënë se ka dëshmi kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Deputeti i PDK-së, këto dëshmi i ka në bashkëpunim me prokurorin e Serbisë.
“Ky person nuk është kredibil, kjo zonjë nuk mundet me qenë në institucionet e Kosovës, e lëmë me kaq. Nuk ka integritet personal për t’u marrë me punë dhe institucione të shtetit, për të kaluarën e saj deri në ditën që është bërë ministre, që ka qenë shumë çdo veprim i saj në dëm të Kosovës. Në studio televizive ka thënë se kam deponuar dëshmi kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bashkë me prokurorin e Serbisë”, ka deklaruar Berisha në Debat Plus.