Hisen Berisha gëzon simpatinë dhe besimin e të rinjve
Kandidati për deputet nga PDK-ja me numër 67, Hisen Berisha, po merr mbështetje nga rinia.
Ai ka postuar në rrjetin social në “Facebook” disa fotografi me rininë, ku thekon se: “Kur gëzon simpatinë dhe besimin e të rinjve – si ish-luftëtar i lirisë dhe zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës – e ardhmja të pret vetëm si fitimtar”.
“Ky është premtimi i përbashkët i gjeneratave që ndajnë ideale të lirisë dhe përparimit. Është forca e frymëzimit që buron nga e kaluara jonë heroike dhe nga vizioni për një të ardhme më të mirë. Me këtë mbështetje dhe vendosmëri, çdo sfidë bëhet mundësi, dhe çdo hap përpara është një hap drejt fitores së përbashkët për Kosovën”, ka shkruar Berisha.
Hisen Berisha aktualisht është deputet i Kuvendit të Kosovës, por kësaj gare i ka hyrë sërish edhe për zgjedhjet e 9 shkurtit.