Hisen Berisha kërkon që në oborrin e Kuvendit të Kosovës të ngrehet busti i Gazmend Zajmit
Njëri ndër ish komandantët e UÇK-së, Hisen Berisha ka kujtuar shpalljen e Kushtetutës së Kosovës më 7 shtator të vitit 1990.
Berisha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka cituar Nenin 1 të asaj Kushtetute e cila ka përcaktuar Kosovën si “shtet demokratik i kombit shqiptar dhe i pjesëtarëve të pakicave kombëtare, të shtetasve të vet: serbëve, myslimanëve, malazezëve, kroatëve, turqve, romëve e të tjerëve që jetojnë në Kosovë”.
Me ketë rast, ai ka kërkuar që në oborrin e Kuvendit të Kosovës të ngritët busti i profesorit të ndjerë Gazmend Zajmi.
“Besoj se ka ardhur koha që ky nen, tekstualisht të bëhet neni një edhe i kushtetutës aktuale, si dhe në oborrin e Kuvendit të Republikës së Kosovës të ndërtohet busti i Prof. Dr. Gazmend Zajmi, si hartuesi i asaj Kushtetute!”, ka shkruar
Postimi i plotë i tij.
7 SHTATORI, 1990 – DITA QË AVANCOJË KANUNIN E DARDANËVE NË KUSHTETUTË SHTETËRORE
Përpjekjet e shqiptarëve të Kosovës për çlirim nga okupatori serb sjellën opsionin e Kosovës shtet i pavarur e demokratik.
7 Shtatori i vitit 1990, i veshi këto përpjekje me ligjshmëri dhe në nenin 1, të Kushtetutës përcaktoi Kosovën si “shtet demokratik i Kombit shqiptar dhe i pjesëtarëve të pakicave kombëtare, të shtetasve të vet: serbëve, myslimanëve, malazezëve, kroatëve, turqve, romëve e të tjerëve që jetojnë në Kosovë”. që jetonin në këtë shtet.
Besoj se ka ardhur koha që ky nen, tekstualisht të bëhet neni një edhe i kushtetutës aktuale, si dhe në oborrin e Kuvendit të Republikës së Kosovës të ndërtohet busti i Prof. Dr. Gazmend Zajmi, si hartuesi i asaj Kushtetute!
Përjetësi Republikës së Kosovës si shtet i pavarur e demokratik !
Lavdi të gjitha përpjekjeve për Liri dhe shtet!