Hisen Berisha: LDK nuk më përfshiu në listë
Ish komandanti i FARK-ut që iu bashkua PDK-së ditë më parë, Hisen Berisha, ka thënë se u bashkua me këtë parti, pasi që LDK nuk e futi në listën e saj.
“Dua t’i falënderoj bashkëkatunarët e mi të zonës së Dushkajës që kanë iniciuar kandidimin tim të mundshëm më listën e LDK-së. E kanë shtyrë deri në degën e Gjakovës. Dega e Gjakovës e ka sjell në qendër”.
“Nuk më kanë futur fare në listë. Nuk kanë dhënë asnjë arsye”, ka thënë Berisha, njofton Klan Kosova.
“Kam marrë vendim të të bashkohem me PDK-në, pas shumë analizash dhe diskutimeve që kam pasë me miq të mi nëpër periudha të ndryshme jetësore. Kam konsultuar edhe miq të mi jashtë Kosove. Ua kam vlerësuar mendimin dhe me kanë sugjeruar se angazhimi im do të jetë i dobishëm. Zbrita nga piedestali që më ka ngrit puna në UÇK. Më ka bërë të devotshëm që të kem kredibilitet në skenën politike të Kosovës. Përzgjedhja e ekipit është çështje e vlerësimit të subjektit të mundshëm për t’i fituar këto zgjedhje”.
“Duhet ta kuptojnë të gjithë që janë dëshpëruar tash. Të gjitha indikacionet kanë ardh si rezultat e formimit e filozofisë djathtiste e shprehur dhe elaboruar nga unë. Por edhe në aspektin e pronës. Çështja e djathtizmit tek individët e formuar është edhe kodit gjenetik dhe formimit filozofik. Me më pa të përafërt me LDK është një element djathtizëm”.
“Kjo më përafroi me LDK-në sepse LDK i ka shfaq pretendimet profituese të Luftës së Koshares. Mendoj se Kosovës duhet t’i ofrohemi me koncepte. E jo ta nxjerrim nga arkivat flamurin e luftës dhe të dalim të kërkojmë vota”.