Hisen Berisha: Më 9 shkurt Podujeva voton për ndryshimin e vërtetë
Kandidati për deputet i PDK-së, Hisen Berisha, ka shkruar për tubimin e kësaj partie në Podujevë, ku ishte edhe vet i pranishëm.
Ai ka thënë se më 9 shkurt, Podujeva dhe gjithë Kosova përballen me një zgjidhje të madhe, një vendim që shkon përtej politikës së zakonshme, një referendum për ta shpëtuar Kosovën, për ta bërë më të fortë, më të sigurt dhe më të mirë.
“Podujeva gjithmonë ka qenë zemra e qëndresës dhe përkushtimit për shtetin. Sot, ky qytet thotë PO për Partinë Demokratike të Kosovës, PO për vizionin e qartë dhe të vendosur të PDK-së për një Kosovë me ekonomi të zhvilluar, me institucione të fuqishme dhe me një të ardhme të sigurt për të gjithë. Ky është momenti për të zgjedhur forcën mbi dobësinë, zhvillimin mbi stagnimin dhe sigurinë mbi pasigurinë. Më 9 shkurt, Podujeva voton për ndryshimin e vërtetë. Podujeva voton PDK – për ta bërë jetën e shtetin më të mirë!”, ka shkruar në “Facebook” 67-shi i PDK-së, Hisen Berisha.