Hisen Berisha merr mbështetje nga afaristët e Ferizajt
Gjatë fushatës zgjedhore në Ferizaj, mora një mbështetje të fuqishme nga afaristët vendës, ndër të cilët disa bashkëluftëtarë të radhëve të para në Betejën e UÇK-së në Koshare. Ashtu siç i bashkuam pushkët në luftë për liri, do t’i bashkojmë edhe votat për fitoren e madhe të Kosovës dhe të Partisë Demokratike”, ka shkruar në “Facebook” kandidati për deputet i PDK-së me numër 67, Hisen Berisha.
Ai ka thënë se është inkurajuese për të konsiderata që i është dhënë për punën si deputet gjatë legjislaturës së fundit.
“Mirënjohja dhe konsiderata që kam marrë për punën time si deputet në legjislaturën e fundit janë një motivim i madh për të vazhduar përkushtimin ndaj qytetarëve dhe sipërmarrësve që ndërtojnë shtyllat e ekonomisë sonë. Falënderoj secilin prej jush për përkrahjen e palëkundur!”, ka shkruar Berisha.