Hisen Berisha: Morëm mbështetje të fuqishme për PDK-në në trevën e Prizrenit
04 shkurt 2025
| 10:03
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 67, Hisen Berisha, ka bërë me dije se nëndegët e PDK-së dhe qytetarë të shumtë nga treva e Prizrenit, Zojz, Medvec, Arbanas dhe më gjerë, u dhanë mbrëmë një mesazh të qartë për mbështetje të fuqishme dhe besim në vizionin e PDK-së për të ardhmen e Kosovës.
“Falë njerëzve të përkushtuar, vlerave që mbrojmë dhe programit tonë të qartë, PDK po forcohet çdo ditë e më shumë në zemrën e qytetarëve. Bashkë, me vendosmëri dhe besim, drejt fitores më 9 shkurt!”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.