Hisen Berisha: Në Klinë pamë rikthimin e fuqishëm të PDK-së në qeverisje
28 janar 2025
| 20:49
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 67, Hisen Berisha, mori pjesë në tubimin që kjo parti pati në Klinë.
Ai tha se aty pa entuziazmin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme për rikthimin e fuqishëm të PDK-së në qeverisje.
“Çdo shtrëngim duarsh dhe përshëndetje tradicionale tregoi besimin dhe përkushtimin e qytetarëve që të jem zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës. Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e sinqertë! Së bashku, do ta rikthejmë Kosovën në rrugën e zhvillimit dhe të dinjitetit!”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.