Hisen Berisha në odën e Sami Bajrajt në Tërnavë të Drenicës: Përkrahje e fuqishme për PDK-në

04 janar 2025 | 17:34

Kandidati për deputet i PDK-së, Hisen Berisha ka qëndruar në odën e Sami Bajrajt në Tërnavë të Drenicës.

Gjatë këtij takimi, Berisha ka shpalosur politikat programore që do të shtyjë përpara në fushën e zhvillimit ekonomik, mirëqenies dhe nxitjes së ndërmarrësisë përmes lehtësirave fiskale dhe qasjes së zgjeruar financiare.

“Në odën bujare të Sami Bajrajt, në Tërnavë të Drenicës, pata nderin të përjetoja një mikpritje që pasqyron shpirtin e pathyeshëm të Kosovës. Përkrahja e fuqishme për vizionin e PDK-së për të ardhmen e vendit tonë më mbushi me besim dhe forcë për të vazhduar rrugëtimin tonë të përbashkët”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

“Ndjeva krenari dhe mirënjohje të thellë për praninë e qytetarëve të devotshëm, bashkëluftëtarëve të lavdishëm dhe atyre që kanë dhënë shpirtin dhe mundin e tyre për lirinë dhe shtetndërtimin. Tubimi u pasurua edhe nga fjalët frymëzuese të kandidatëve për deputet nga Partia Demokratike, të cilët ndanë mendimet e tyre të vyera për drejtimin dhe vizionin tonë”.

“Gjatë këtij takimi, shpalosa politikat programore që do të shtyj përpara në fushën e zhvillimit ekonomik, mirëqenies dhe nxitjes së ndërmarrësisë përmes lehtësirave fiskale dhe qasjes së zgjeruar financiare. Mbështetja në sektorët e mbrojtjes dhe sigurisë – për ushtrinë dhe policinë – si dhe vëmendja e veçantë për kategoritë e dala nga lufta, janë prioritete të miath. Po ashtu, theksova kujdesin ndaj nënës dhe fëmijës, si dhe përpjekjet për sigurimin shëndetësor dhe sigurimin jetësor për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Berisha, i cili në këto zgjedhje në listën e PDK-së garon me numrin 67.

Ai ka shtuar se: “Fjalët e çmuara të pjesëmarrësve dhe mbështetja e palëkundur më japin energji për të qëndruar në shërbim të atyre që besuan dhe vazhdojnë të besojnë në vizionin tonë të përbashkët. Bashkë, të vendosur e të bashkuar, fitorja është e pashmangshme kur zemrat dhe mendjet tona rrahin për të njëjtin qëllim – Kosovën e fuqishme, të drejtë dhe krenare! Flamuri i fitores nuk do të ndalet!”, ka shkruar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari për marrëdhënie me jashtë i Partisë Demokratike të Kosovës,…