Hisen Berisha në Pejë: PDK-ja mbetet alternativa e vetme e besueshme

22 janar 2025 | 23:24

Kandidati për deputet i PDK-së me numër 67, Hisen Berisha, ka marrë pjesë në takimin me banorët e lagjes “Kristal” në Pejë.

Ai ka thënë se ky takim elektoral nuk ishte thjesht një bisedë e zakonshme, por një dëshmi e përbashkët e vendosmërisë për të ndërtuar një Kosovë më të mirë, më të zhvilluar dhe me drejtim të qartë politik e ekonomik.

“Programi qeverisës i PDK-së është programi i së ardhmes, një program që i ofron Kosovës zhvillim, stabilitet dhe dinjitet. Lagjja Kristal ka zgjedhur me mençuri, duke mbështetur politikën e vizionit dhe veprimit, përballë dështimeve dhe retorikës boshe që e ka fundosur vendin. Ky vendim i tyre nuk është vetëm një votë për një parti, është një votë për të ardhmen e fëmijëve të tyre, për një ekonomi që zhvillohet, për institucione që respektojnë qytetarin dhe për një shtet që fuqizon partneritetet strategjike. Me këtë mbështetje të fuqishme, PDK-ja mbetet alternativa e vetme e besueshme, që mbron vlerat nacionale dhe promovon një qeverisje të përgjegjshme. Kosova ka nevojë për një udhëheqje të fortë dhe për politika të qëndrueshme, jo për aventura ideologjike që rrezikojnë gjithçka që kemi arritur”.

May be an image of 8 people and text

“Me besimin tuaj, së bashku do ta udhëheqim Kosovën drejt një të ardhmeje të sigurt dhe të ndritur.
Vota për PDK-në më 9 shkurt është një votë për guximin, për vizionin dhe për të ardhmen që e meritojmë – votë për Kosovën ma të mirë!”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka reaguar pas publikimit të…