Hisen Berisha: Pavarësia jonë nuk është vetëm një datë për t’u festuar, por një përgjegjësi për t’u mbrojtur

17 shkurt 2025 | 16:48

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha, ka uruar qytetarët për 17 shkurtin – Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Ai ka shkruar në “Facebook” se pavarësia jonë nuk është vetëm një datë për t’u festuar, por një përgjegjësi për t’u mbrojtur.

“Ajo kërkon përkushtim, unitet dhe angazhim të pandalshëm për ta ruajtur Kosovën si shtet të pavarur, sovran dhe të fortë në politikën institucionale e ndërkombëtare. Le të festojmë këtë ditë me dinjitet, duke nderuar dëshmorët dhe të gjithë ata që dhanë gjithçka për lirinë tonë. Le të vazhdojmë të ndërtojmë një shtet të fortë, me drejtësi, zhvillim dhe dinjitet kombëtar. Kosova është dhe do të mbetet simbol i qëndresës dhe shpresës!”, ka shkruar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i AAK-së, afaristi Ramush Ahmetaj, ka uruar…