Hisen Berisha pritet në odën e veprimtarit Sali Bislimi, merr përkrahje për deputet
Deputeti Hisen Berisha, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit sërish është kandidat për deputet në listën e PDK-së, është pritur në odën e veprimtarit Sali Bislimi.
“Gjatë vizitës në konakun e Sali Bislimit, një mërgimtar e atdhetar i shquar liberal nga Muzeqina e Shtimes, pata nderin të bisedoj me një familje që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës, duke numëruar mbi 50 luftëtarë dhe dëshmorë. Temat e bisedës ishin thellësisht të motivuara kombëtarisht, duke reflektuar mbi sakrificat dhe aspiratat tona të përbashkëta për të ardhmen e vendit”, ka shkruar në Facebook Berisha.
Ai ka theksuar se mbështetja e sinqertë që mori nga kjo familje e respektuar, vlerësimi për punën e tij si deputet, dhe besimi i tyre në programin zhvillimor dhe qeverinë e ekspertëve të drejtuar nga Bedri Hamza si kryeministër, janë një motivim i fuqishëm për vazhdimin e rrugëtimit drejt fitores më 9 shkurt 2025.
“Bashkë me qytetarët, do të punojmë për një të ardhme të sigurt dhe të dinjitetshme për Kosovën”, ka shkruar Berisha.