Hisen Berisha pritet nga “Dardanët”

24 janar 2025 | 17:51

Kandidati për deputet i PDK-së me numër 67, Hisen Berisha, ka takuar tifozët e Kombëtares së Republikës së Kosovës, “DARDANËT”.

“Sot pata privilegjin të pritesha nga Organizata e tifozërisë kombëtare të Republikës së Kosovës, ‘DARDANËT’. Takimi me kryetarin Lulzim Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij ishte një moment i veçantë dhe mbresëlënës”.

“Gjatë këtij takimi diskutuam për kontributin e jashtëzakonshëm që ‘DARDANËT’ japin në promovimin dhe madhështimin e kombit tonë përmes simbolikës së tyre përfaqësuese në sport dhe kulturë, duke ngritur lart emrin e Kosovës në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Ai ka theksuar se një ndër temat kryesore ishte sfidat që ata hasin në punën e tyre të përditshme, veçanërisht në raport me institucionet shtetërore dhe mbështetjen buxhetore që ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e aktiviteteve të tyre.

“Në bisedën tonë, vlerësova angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm në përfaqësimin e Kosovës dhe i inkurajova që të vazhdojnë të jenë një zë i fuqishëm në mbështetje të përfaqësuesve tanë. Gjithashtu, shpreha gatishmërinë që kjo mbështetje të jetë pjesë e prioriteteve në legjislaturën e ardhshme, në qeverisjen e PDK”.

“Si shenjë respekti dhe mirënjohjeje, pata nderin të marr një aksesor simbolik që identifikon komunitetin kombëtar të ‘DARDANËVE’. Në kthim, dhurova simbolin e vlerës më sublime kombëtare – emblemën e UÇK-së dhe luftës për liri. Ky ishte një moment simbolik që forcoi edhe më shumë lidhjen mes përpjekjeve të tyre për promovimin e kombit dhe kujtesës historike që na bashkon”.

“Me përgjegjësi dhe përkushtim, u zotova të jem zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës, duke mbështetur gjithmonë ata që punojnë për lartësimin e emrit të Kosovës”, ka shkruar 67-shi i PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj…