Hisen Berisha pyet rugovistët e LDK-së: Pse s’po reagoni ndaj deklaratës së ministrit Reka?

09 mars 2020 | 00:03

Ish-komandanti i UÇK-së në betejen e Koshares, Hisen Berisha, përmes rrjetit social “Facebook” ka shprehur indinjatën e tij në lidhje me mos reagimin e partnerit të koalicionit në bashkëqeverisje LDK-së, rreth deklaratës së ministrit të Integrimit, Blerim Reka i cili në një deklaratë ka thënë ndër tjera se Kosova si kompromis do t’i ofronim Serbisë koridor për dalje në bregdetin e Durrësit.

Madje Berisha pyet rugovistës se a është ky plani i harmonizuar 100% planin për ”integrimin e Kosovës në Serbi”.?

Postimi i plotë i reagimit të Berishës:

REAGIM

Që kur ministri i integrimeve në Qeverinë e Republikës së Kosovës z.Reka, deklaroj se “për arritjen e marrëveshjes përfundimtare serbo – shqiptarë, si kompromis do t’i ofronim Serbisë koridor për dalje në Durrës” e deri me sot kaluan disa ditë dhe unë vërtetë prita reagimin e LDK-së si parti bashkëqeverisëse.

Mirëpo meqenëse nuk pati një reagim të tillë, atëherë  këta vërtetë e paskan harmonizuar 100% planin për ”integrimin e Kosovës në Serbi”. Në kontekst të kësaj po i pyes akademikët rugovistë në LDK: Autostradën që e mbanë emrin e presidentit historik “Ibrahim Rugova” doni me e shndërrue në koridorin serb drejtë Durrësit?!

“Via Ignatia“ koridor për Serbinë në Adriatik?!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën një person u plagos rëndë kur një burrë…