Hisen Berisha takon mërgimtarët në Dragash, merr përkrahje nga ta
Deputeti aktual në Kuvendin e Kosovës, dhe njëherësh kandidat për deputet nga PDK-ja për zgjedhjet e 9 shkurtit, Hisen Berisha, ka takuar në Dragash mërgimtarë.
Ai ka theksuar se këta mërgimtarë janë të palodhur që gjithmonë kanë qenë shtylla e forcës dhe përkrahjes për vendin tonë.
“Ndamë ide, vizione dhe plane që forcojnë besimin në rrugën tonë të përbashkët për një të ardhme më të mirë, duke qenë gjithmonë pranë qytetarëve tanë, kudo që janë”.
“Entuziazmi dhe besimi i tyre në programin politik të PDK-së janë dëshmi e përkushtimit dhe punës së palodhshme që vazhdojmë ta bëjmë në interes të gjithë qytetarëve, si brenda ashtu edhe jashtë vendit”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.
Ai ka falënderuar secilin nga ta, për përkrahjen e sinqertë dhe angazhimin për të qenë pjesë e rrugës drejt zhvillimit dhe përparimit të qëndrueshëm.
“Forca e diasporës është pasuri kombëtare, dhe zëri tyre do të dëgjohet gjithmonë në vizionin tonë për një Kosovë të fuqishme dhe të bashkuar. Zoti para ne mbrapa, fitorja është jona – 327”, ka shkruar Berisha, i cili në këto zgjedhje garon me numrin 67 në listën e PDK-së.