Hisen Berisha takon qytetarë dhe viziton disa biznese në Mitrovicë: Do të vazhdojmë bashkë
Deputeti Hisen Berisha ka takuar sot në Mitrovicë shumë qytetarë dhe bashkëluftëtarë.
“Në këtë udhëtim përmes qytetit, biseduam nga afër, si këmbas ashtu edhe ulur për një kafe, për sfidat dhe çështjet që na prekin si shoqëri. Në këto biseda të hapura ndjeva edhe një herë frymën e solidaritetit dhe dëshirën për ndryshime pozitive”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.
Ai ka theksuar se gatë kësaj dite ka vizituar gjithashtu disa biznese private të qytetit, përfshirë biznesin e Ismet Haxhës, ku diskutuan për zhvillimin ekonomik dhe perspektivën e sipërmarrësve lokalë.
“Një kafe bashkëbisedimi me shumë kuptim u organizua nga z. Nazmi Rraci, zyrtar i Komunës, ku shkëmbyem mendime dhe informata të rëndësishme për të ardhmen”.
“Pikë e veçantë e këtyre takimeve ishte mirënjohja dhe falënderimet që qytetarët më përcollën për përfaqësimin që u kam bërë gjatë mandatit që përfundoi. Mbështetja dhe inkurajimi i tyre për të vazhduar të jem zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës më japin forcë dhe motiv të punoj edhe më shumë në mandatin e ardhshëm, pas zgjedhjeve të shkurtit 2025. Bashkë do të vazhdojmë rrugën e përfaqësimit me integritet, duke adresuar nevojat dhe sfidat e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Berisha, i cili në këto zgjedhje më 9 shkurt është pjesë e listës së PDK-së me numrin 67.