Hisen Berisha thotë se ndihet i bekuar kur familjet e dëshmorëve të presin në konak

05 shkurt 2025 | 18:15

Kandidati për deputet i PDK-së me numër 67, Hisen Berisha, është pritur në konakun e familjes së Selmanaj, të vëllait të armës, Afrim Selmanaj, dëshmor e hero i Kosovës.

“Ndihemi të bekuar kur familja e dëshmorit të pret në konak. Por edhe me shumë përgjegjësi, kur atë e merr nga familje që përfaqësojnë vlerat e lirisë, Në këtë tubim të mbushur me vlera e përkushtim, bashkë me kandidatët për deputetë nga kjo trevë, u zotuam se, ashtu siç bashkuam pushkët në ditët kritike për vendin, ashtu t’i bashkojmë votat dhe 9 shkurtin ta kthejmë në referendum për shpëtimin e Kosovës”, ka shkruar në “Facebook” Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i AAK-së me numër 109, afaristi Ramush…