Hisen Berisha: Tubimi në Prizren ishte madhështor, fitorja po ndodh më 9 shkurt

06 shkurt 2025 | 22:46

Kandidati për deputet i PDK-së me numër 67, Hisen Berisha, ka thënë se tubimi në Prizren madhështor.

“Ovacionet e bashkëluftëtarëve me thirrjet UÇK dhe përkrahja vëllazërore ishin dëshmi e mbështetjes për vlerat sublime të kombit. Këto vlera i mishërojmë në programin tonë qeverisës: mbrojtje, siguri, shtet dhe dinjitet”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Ai ka thënë se Prizreni me vendosmërinë e tij, i dha besimin rikthimit të fuqishëm të PDK-së dhe fitores së madhe për një Kosovë më të fortë, më të sigurt, më të zhvilluar e më të mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete, Vesa Broja ka qëndruar në Burojë, në…